Pas paraqitjes pozitive ndaj Nottingham Forestit, Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së gjashtë të Premier Leagues.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, SofaScore.
Sunderland të shtunën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Nottinghamit, ndërsa asistimin në golin e vetëm e bëri Xhaka, duke realizuar një asistim të bukur.
33-vjeçari Xhaka është kapiten i skuadrës së Sunderlandit dhe ka regjistruar tre asistime këtë edicion në kampionatin anglez.
Sipas SofaScore, edhe Medon Berisha është pjesë e formacionit më të mirë të javës së pestë në Serie A.
Berisha, që luan për Leccen, asistoi në barazimin 2:2 të dielën ndaj Bolognas.
21-vjeçari Berisha ka një asistim në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!