Pas një krize të vërtetë rezultaresh, Bayer Leverkusen është kthyer në normalitet.
Kampioni aktual i Gjermanisë mori edhe sot fitore në Bundesligë, si mysafirë i Union Berlinit, raporton Klankosova.tv.
Granit Xhaka luajti krejt ndeshjen, teksa pas këtij triumfi, “Asipirinat” ngjiten në pozitën e tretë, me 23 pikë, gjashtë më pak se Bayerni i vendit të parë.
Këta të fundit në orën 18:30, luajnë në udhëtim te Dortmund, në njërin prej stadiumeve më të zjarrta në Evropë.
Në duelet e tjera të ditës së sotme, Augsurg e mundi Bochumin 1-0, Freiuburg triumfoi 3-1 ndaj Borussia Mönchengladbach, me rezultat të njejtë në xhiron e xhiron e 12-të, pikë maksimale arkëtoi edhe St.Pauli kundërs Holstein Kiel, derisa disfatën më të thellë dhe befasuese, e pësoi Leipzigu, duke humbur 1-5 nga Wolfsburg.
E vetmja ndeshje që nuk nxori fitues, ishte ajo ndërmjet Werder Bremen dhe Stuttgartit, e cila u mbyll 2-2, njofton Klankosova.tv.
Nesër ndërkohë në kalendar janë edhe dy ballafaqime. Mainz është nikoqir i Hoffenheim dhe Heideinheim e pret Frankfurtin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.