E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSport Xhaka: “Kupa e Botës 2026 mund të jetë turneu im i fundit” 

 Xhaka: “Kupa e Botës 2026 mund të jetë turneu im i fundit” 

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për të ardhmen e tij me ekipin kombëtar dhe sfidat që e presin në prag të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në një intervistë për “Blick”, 32-vjeçari ka theksuar se ky mund të jetë turneu i fundit për të dhe disa bashkëlojtarë të tij, transmeton Klankosova.tv.

Xhaka, i cili numëron 135 paraqitje për Zvicrën që nga debutimi i tij në vitin 2011, është i vetëdijshëm për kalimin e kohës.

“Kjo mund të jetë Kupa ime e fundit e Botës, jo vetëm për mua, por edhe për disa të tjerë në ekip si Ricardo Rodriguez, Remo Freuler dhe të tjerë. Nuk po bëhemi më të rinj. Mund të ketë një ndryshim të madh në vitin 2026”,  ka thënë ai, duke shtuar se synimi kryesor është kualifikimi.

Megjithatë, Xhaka ka sqaruar se një tërheqje nga kombëtarja nuk është ende temë e diskutimit: “Nuk mendoj për tërheqjen tani, por skenari që Kupa e Botës 2026 mund të jetë turneu im i fundit është në prapavijën e mendimeve të mia”, është shprehur Xhaka.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT