Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se këta policë me të cilët krenohet Lëvizja Vetëvendosje, siç u shpreh ai, dikur i ka gjuajtur me gurë.
Ai u shpreh gjithashtu se policët ende nuk kanë sigurim shëndetësorë, përcjell Klankosova.tv.
“Pikërisht këta policë që krenohet sot Lëvizje Vetëvendosje, i ka gjuajtur me gurë. Pikërisht që pesë vjet e kanë Qeverinë e Kosovës, nuk e kanë as sigurimin shëndetësorë policët e Kosovës, as Forca e Sigurisë së Kosovës”.
“Pra, kur flasim për krenari, duhet konkretisht t’ja zgjidhim problemin njerëzve, do me fol vetëm në ajër për krenarinë”, u shpreh tutje ai.
The post Xhaferi: “VV i ka gju me gurë policët me të cilët krenohet sot” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.