Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive.
Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi tha se asnjëherë s’ka votuar kundër më me shumë kënaqësi sesa sot, dhe atë kundër Hekuran Muratit, transmeton Klankosova.tv.
“Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike”, ka shkruar Xhaferi.
The post Xhaferi pas “djegies” së Muratit: Asnjëherë s’kam votuar kundër më me shumë kënaqësi sesa sot appeared first on Klan Kosova.