Xavi Simons po mendon të largohet nga RB Leipzigu pas vetëm një viti.
Holandezi padyshim është një nga yjet e skuadrës në një sezon që nuk ishte nga më të mirët për Leipzigun.
Për të kanë shprehur interesim skuadrat e Premierligës, ndër to Manchester Unitedi dhe Liverpooli.
Por drejtuesit e Leipzig, kanë vendosur shifrën rreth 75 milionë euro për ta liruar holandezin nga kontrata.
Simons, ju kishte bashkuar zyrtarisht Leipzigut nga PSG verën e kaluar, pasi kishte qenë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar në formë huazimi.
Ai ka bërë këtë sezon rreth 29 paraqitje, ku ka shënuar 10 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/