Xavi drejt rikthimit si trajner – ky është ekipi që mund ta marrë në dorë

news image

Ish-mesfushori legjendar, Xavi Hernandez, po përgatitet për rikthimin e tij si trajner.

Pas një pauze njëvjeçare, Xavi është i gatshëm për të dëshmuar përsëri veten si një trajner elitar.

Zërat e lidhnin atë me stolin e Manchester Unitedit, në rast të shkarkimit të Ruben Amorimit.

Mirëpo tashmë spanjolli mund të rikthehet në Lindjen e Mesme, ku shihet si një pretendent konkret për të zëvëndësuar Laurent Blanc te Al-Ittihad.

Xavi, kishte qenë së fundi te Barcelona, ku mori detyrën në vitin 2021 pas shkarkimit të Koeman-it.

Ai kishte arritur të fitonte La Ligan në vitin 2023 si dhe ishte ai që promovoi Lamine Yamalin në skuadrën e parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/