E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeSportXabi Alonso pritet që të nis rrugëtimin e tij te Reali nga...

Xabi Alonso pritet që të nis rrugëtimin e tij te Reali nga Botërori i Klubeve – Indeksonline.net

Xabi Alonso do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit.

Periudha e tij në Gjermani ka qenë e suksesshme, ku i cili ka arritur të fitojë Bundesliga, Kupën e Gjermanisë si dhe çoi skuadrën në finale të Ligës së Evropës.

Rikthimi i tij te Reali duket gjithnjë e më afër, ku sipas “Marca” spanjolli pritet të menaxhojë skuadrën që nga Botërori i Klubeve.

Orari, pa ndërprerje, e detyron gjithashtu Realin të marrë këtë vendim, sikur të ishte një ndryshim në mes të sezonit.

Alonso do të ketë misionin e vështirë të formësojë ekipin ndërsa ai garon. Ashtu siç do t’i duhet të marrë drejtimin e një skuadre që me siguri nuk do të jetë e tija duke filluar nga gushti.

Reali, kujtojmë se do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve ku do të fillojë rrugëtimin e tyre me ndeshjen ndaj Al-Hilal, që zhvillohet më 18 qershor./IndeksOnline/ 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT