Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme të Real Madridit ndaj Villarealit.
Ylli francez pasi shënoi golin e tretë për skuadrën madrilene, pësoi një shtrembërim të lehtë të kyçit të këmbës dhe u detyrua të largohet para kohe nga fusha, duke u zavëndësuar në minutën e 83-të.
Nkk dihet ende se sa do të jetë jashtë fushave Mbappe, por kjo do të mësohet pas ekzaminimeve mjekësore.
Lëndimin e 26-vjeçarit e ka konfirmuar edhe trajneri i Real Madridit, Kylian Mbappe, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në ndeshjet e muajit tetor me kombëtaren e Francës.
“Nuk mund të them që Mbappé nuk do të largohet me Francën. Tani për tani ai ka disa shqetësime. Ata do të duhet ta vlerësojnë këtë me ekipin kombëtar.
Shpresojmë të mos jetë serioze. Por tani për tani nuk mund të themi asgjë.”, deklaroi Alonso pas ndeshjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!