
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, këmbënguli se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe vetëm dëshiron të ndihmojë ekipin e tij të kapërcejë krizën.
Alonso e ka gjetur veten nën një presion të madh pas një rënieje të dukshme të rezultateve në ndeshjet e fundit.
Ata kanë arritur vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, gjë që i ka parë të bien nga pozicioni i parë në La Liga. Ata gjithashtu kanë fituar vetëm një nga tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Duke folur pas humbjes 2-1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, Alonso, këmbënguli se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe dëshiron vetem të ndihmojë ekipin e tij të kapërcejë krizën.
“Jam i përqendruar te ndeshja e radhës. Gjëja e rëndësishme këtu është Real Madridi. Bëhet fjalë për ekipin, lojtarët dhe mënyrën se si mund t’i ndihmoj ata. Kjo nuk ka të bëjë me mua”, ka thënë Alonso pas humbjes.
Ndryshe, një seri lëndimesh të lojtarëve kyç kanë ndikuar në performancat e Real Madridit, pasi i mungojnë yje si Dean Huijsen, Eder Militao, Dani Carvajal dhe së fundmi edhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/


