Afati kalimtar i verës 2025 është mbyllur vetëm 10 ditë më parë, por te Real Madridi tashmë kanë filluar planet për vitin 2026.
Trajneri Xabi Alonso po shqyrton opsione për të forcuar mesfushën, sidomos pas largimit të Toni Kroos në vitin 2024, i cili ende nuk ka marrë një zëvendësues të drejtpërdrejtë.
Gjatë verës u përfol për emra si Rodri Hernandez dhe Adam Wharton, por Alonso duket se ka një tjetër objektiv në listë. Sipas “Sport”, trajneri spanjoll është i impresionuar nga Angelo Stiller i Stuttgartit, një lojtar që i është rekomanduar edhe nga vetë Kroos. 24-vjeçari shihet si një profil i përshtatshëm për stilin e lojës së madrilenëve, dhe Alonso do të këmbëngulë që marrëveshja të arrihet verën e ardhshme.
Angelo Stiller telegrafi.com
Situata bëhet edhe më e qartë duke marrë parasysh të ardhmen e Dani Ceballos. Mesfushori spanjoll pritet të largohet pas përfundimit të sezonit, gjë që e shton nevojën e klubit për një zëvendësim cilësor. Në këtë kontekst, Stiller mund të jetë alternativa kryesore që preferon Alonso.
Real Madridi nuk kishte synuar ta transferonte lojtarin këtë verë, siç konfirmoi edhe Fabrizio Romano. Megjithatë, në vitin 2026 klubi pritet të rikthehet në garë, duke shpresuar që vlera e tij të jetë më e përballueshme.
Sidoqoftë, gjithçka mund të varet nga forma e Stiller gjatë sezonit aktual – nëse ai shkëlqen, interesimi i klubeve të Ligës Premier mund ta komplikojë marrëveshjen.
Xabi Alonso e njeh shumë mirë mesfushorin gjerman, pasi e ka ndjekur nga afër gjatë kohës që drejtonte në Bundesliga.
Xabi Aloso
Megjithatë, nëse operacioni me Stiller nuk materializohet, Real Madridi mund të orientohet drejt alternativave të tjera, si Rodri ose Wharton, të cilët po ashtu mund të jenë të disponueshëm për një çmim më të arsyeshëm. /Telegrafi/