Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale mbrëmë 1:0 ndaj Djurgarden duke siguruar finalen e madhe të UEFA Conference League.
Pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me shifra të thella, Enzo Maresca bëri një rotacion në formacion dhe mbrëmë futi një 16-vjeçar, Reggie Walsh, shkruan Indeksonline
Walsh luajti gjithë ndeshjen dhe performoi mirë, kështu mendon edhe Reece James, kapiteni i Chelseat – i cili për herë të parë e sheh duke luajtur.
“E kam parë në stërvitje, por kjo është hera e parë që e shoh të luajë, isha shumë i befasuar, nuk e dija që ishte kaq i mirë”, u shpreh James
Kujtojmë që Chelsea siguroi finalen dhe do luajë kundër ekipit spanjoll, Real Betis./Indeksonline/