E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeWirtz pritet t’i bashkohet Bayern Munichut

Wirtz pritet t’i bashkohet Bayern Munichut

Mesfushori gjerman, Florian Wirtz, ka marrë një vendim  për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportohet ylli i Bayer Leverkusen ka vendosur t’i bashkohet Bayern Munichut, kampionit të sapo shpallur të Gjermanisë.

Wirtz thuhet se tashmë e ka njoftuar personalisht trajnerin Xabi Alonso për këtë hap të madh në karrierën e tij. Vendimi i tij vjen menjëherë pas një sezoni të shkëlqyer me Leverkusenin, me të cilët ka bërë histori.

Që prej vitit 2020, kur u bashkua me Bayerin, Wirtz ka qenë ndër më të mirët në Bundesligë: me 195 ndeshje, 57 gola dhe 63 asistime, ai ka qenë shtylla e skuadrës së Xabit.

Në këto vite, ai ka arritur të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, duke u bërë pjesë kyçe e sukseseve të mëdha të klubit nga “BayArena”.

Transferimi i tij drejt Allianz Arena pritet të finalizohet zyrtarisht pas përfundimit të sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT