Ylli gjerman Florian Wirtz ka ndezur rrjetet me një postim të shkurtër në Facebook, ku edhe pse mohon një detaj, duket se konfirmon diçka shumë më të madhe: kalimin e tij te Liverpooli.
Pasi në media u raportua se Wirtz jo vetëm që ka nënshkruar me gjigantët anglezë, por edhe ka kërkuar fanellën me numrin 10, të cilën aktualisht e mban Alexis Mac Allister, ai ka reaguar me një mesazh të prerë.
“Kush po thotë që po e dua 10-shin?”, ka shkruar ai.
Në të njëjtin postim, Wirtz shton: “Unë i respektoj lojtarët. Mos besoni gjithçka që lexoni”.
Por ajo që bie në sy është se Wirtz nuk ka mohuar transferimin te Liverpooli, vetëm pretendimet për kërkesën e numrit 10. Kjo ka bërë që shumë fansa dhe analistë ta shohin këtë si një pranim indirekt të marrëveshjes me klubin anglez.
Spekulimet për kalimin e tij te Liverpooli janë shtuar javëve të fundit, me raportime se The Reds kanë arritur marrëveshje verbale me Wirtzin, një nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);