E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeSportWirtz dëshiron Bayern Munchenin përpara se të largohet nga Gjermania, gazetari jep...

Wirtz dëshiron Bayern Munchenin përpara se të largohet nga Gjermania, gazetari jep detaje

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz synon t’i bashkohet Bayern Munichut përpara se të shkojë në një klub jashtë Gjermanisë.

Kështu deklaron gazetari i njohur, Florian Plettenberg .

Wirtz është një ndër lojtarët më të kërkuar dhe kjo verë mund të bëjë që ai të largohet nga Bayer Leverkusen.

“Ne kemi informacione se ai dëshiron të shkojë në Bayern Munich dhe kështu e parashikon karrierën e tij: Bayern Munich fillimisht, pastaj një lëvizje jashtë vendit. Nëse kjo ndodh, nuk e di. Nuk mendoj se ata do ta arrijnë këtë vit”, deklaroi gazetari i njohur gjerman.

Sipas tij presidenti i nderit i “bavarezëve” Uli Hoeness, është shumë i përfshirë në nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit sulmues të Bayer Leverkusen.

Dihet se Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen janë rival këtë sezon për titullin e kampionit.

Ndërsa ‘aspirinat; e fituan titullin e parë në histori vitin që shkoi.

The post Wirtz dëshiron Bayern Munchenin përpara se të largohet nga Gjermania, gazetari jep detaje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498