Paul Williams ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dëshmitar mbrojtjeje i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Williams, avokat dhe profesor ndërkombëtar, tha se ftesa për këtë rol i është bërë nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha para 10 ditësh që nga thirrja e negociatave të Rambujesë. M’u kumtua paraprakisht nga Bukoshi që nëse do të kishte bisedime në Rambuje, ai do të kërkonte praninë time. Kjo ishte në kohën e diplomacisë fluturuese të Chris Hill dhe pastaj të Richard Holbrooke,” tha Williams.
Ai shtoi se zgjedhja e tij u bë gjatë verës dhe vjeshtës 1998, duke punuar ngushtë me Bukoshin, Rugovën dhe Veton Surroin, si dhe në koordinim me diasporën amerikano-shqiptare, që kërkonte këshillën dhe udhëzimin ligjor për çështjet që po negocionin.
“Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të Rugovës të udhëtojë në Rambuje dhe të marr pjesë në negociata më 7 shkurt. Ishte vendim formal me konsensus të delegacionit kosovar për të më ftuar që të vij në Chateau dhe të jem këshilltar ligjor, dhe Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi e nënshkruan vendimin formal,” tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!