Skuadra e West Ham Unitedit ka konfirmuar largimin e katër lojtarëve në fund të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për: Aaron Cresswell, Fabiański, Vladimír Coufal dhe Danny Ings, shkruan Indeksonline
Lojtarët e përmendur nuk e kanë vazhduar kontratën me klubin “The Hammers” dhe mund të largohen nga skuadra me parametra zero.
West Ham këtë sezon rrezikoi rënjen nga Premier League. Pasi është në pozitën e 17-të me vetëm 37 pikë të grumbulluara./Indeksonline/
