AC Milan ka njoftuar se Kyle Walker tashmë është bërë pjesë e tyre si i huazuar nga Manchester City, me mundësinë e blerjes.
Në njoftimin e klubit të ri, tregohet karriera e bujshme e Walkerit, të cilën e kishte nisur në Sheffield United e më pas i ishte bashkuar Tottenhamit, ndërsa debutimin në Premier League marsin e vitit 2010.
Verën e vitit 2017, ai iu bashkua Manchester Cityt, klub me të cilin luajti plot 319 ndeshje dhe fitoi 17 trofe. Këtu përfshihen gjashtë tituj Premier Ligë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve më 2023.
Për kohën sa do të qëndrojë te Rossoneri, Walker ka zgjedhur numrin 32. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>