Walcot për Xhakën: Ai është faktor kyç për objektivat e Sunderlandit

news image

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Granit Xhaka, duke vlerësuar ndikimin që mesfushori kosovar ka tek Sunderland.

Sipas tij, transferimi i Xhakës tek skuadra angleze ishte surprizë për shumëkënd, por Walcott beson se ai është bërë një faktor kyç për objektivat e Sunderlandit në Premier League.

“Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sunderlandit, por ai është një lojtar që vendos shembullin në fushë. Pasioni, uria dhe trimëria e tij ndihmojnë ekipin dhe ndikojnë në mënyrën se si lojtari përcakton sjelljet dhe modelet në fushë,” tha Walcott.

Ai kujtoi edhe kohën e tyre te Arsenali, duke vlerësuar aftësinë e Xhakës për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe për të udhëhequr skuadrën nga çdo pozicion në mesfushë.

“Kur ai është në pozicione sulmuese, vendos presionin dhe tonin e ekipit. Pasioni dhe lufta e tij ndikojnë tek të gjithë bashkëlojtarët”, theksoi Walcott.

Duke komentuar asistin vendimtar të Xhakës kundër Aston Villas, ai shtoi: “Ky gol është i pabesueshëm. Ai tregon aftësi të jashtëzakonshme dhe Xhaka do të jetë shumë i rëndësishëm që Sunderland të qëndrojë në Premier League.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/