E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeVV po tenton të 'peshkojë' deputetë nga opozita?, Kusari - Lila: Kjo...

VV po tenton të ‘peshkojë’ deputetë nga opozita?, Kusari – Lila: Kjo është absurde (VIDEO) – Klan Kosova

Ditëve të fundit është përfolur goxha se Lëvizja Vetëvendosje, po tenton të ‘peshkojë’ deputetë nga opozita për t’i siguruar numrat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Madje ka pasur deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike që kanë deklaruar se VV-ja përmes eksponentëve të tyre iu ka dërguar “selam” dhe iu ka ofruar madje edhe post ministror.

Për këto, sot në emsionin DPT te Fidani ka folur ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari – Lila.

Ajo këto pretendime i quajti absurde.

“Pse duhet t’i besojmë ne tash Anton Qunit? Secili mundet të thotë nga opozita. Hajt, mos të përmendim emra. Secili deputet i opozitës mund të thotë: “Po edhe mua më kanë ofruar për atë do ta jap votë”. Kjo është absurde bre!”, deklaroi Kusari – Lila në Klan Kosova.

Sot, për herën e 36-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Procesi i konstituimit të Parlamentit ka ngecur në pikën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

The post VV po tenton të ‘peshkojë’ deputetë nga opozita?, Kusari – Lila: Kjo është absurde (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT