E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVV “përqesh” ligjin për amnisti

VV “përqesh” ligjin për amnisti

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media, pak para nisjes së seancës së 45-konstituive.

Deputeti i betuar i VV-së, Artan Abrashi foli për ligjin e aministisë, e që sipas tij ky ligj nuk ka kryer fare punë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Ligji për amnisti që falte ata që vetëm në natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000, dëbuan nga shtëpitë e tyre në veri të vendit 11 mijë shqiptarë, nuk u votuan në çfarëdo dite. Ky projektligj si për ironi u votua me 11 korrkk, ditën kur Ballkani por edhe Evropa shënon ditën e masakrës së Srebrenicës. Teksa atje po shënohej një krim i Serbisë, këtu po falej një tjetër. Se ligji për amnisti nuk solli bash asnjë ndryshim në veri të vendit sa i përket sjelljes së krimineleve dhe Serbisë, nuk ka dëshmi më të madhe sesa katër vjet të qeverisjes sonë. Të gjitha këto struktura, që dikur thonin që po e njohin Kosovën, me të filluar së ushtruari kushtetueshmëria, rendi e ligji, u zhveshën të gjithë në mënyrë t organizuar me një urdhër nga Beogradi. Ata ishin në uniformë të Kosovës, derisa po punonin për Beogradin”, tha Abrashi.

Ai tutje shton se bandat në veri të vendit, janë shpartalluar me insistim të Qeverisë Kurti.

Tutje, deputeti i VV-së, foli edhe për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër.

The post VV “përqesh” ligjin për amnisti appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT