Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti tubim në qytetin e Gjakovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kthyer aty ku e nisi fushatën zgjedhore, në Gjakovë.
Kurti në Gjakovë shkoi me 40 minuta vonesë, andaj mbase për këtë arsye e filloi vetë tubimin.
Kurti premtoi se do ta rregullojë infrastrukturën e vendit, do të ndërtojë çerdhe, do ta rregullojë transportin publik dhe do të bëj investime në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Derisa ai po prezantonte deputetët, qytetarët janë parë duke lëshuar sallën dhe nuk dihet arsyja pse ata nuk e dëgjuan Kurtin.
Edhe kësaj radhe, Kurti ka përmendur Kompaninë Devolli e Televizionin Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>