
Gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës, një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje i dorëzoi kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, një shënim ku e uronte për “koalicionin mes LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës dhe PSD-së”.
Ngjarja zgjoi vëmendjen në sallë, ndërsa mbishkrimi më pas u hoq nga një asamblist i LDK-së.
Me largimin e mbishkrimit, reagoi asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, që tha: “Ne duke iu uruar kryetarit Rama detyrën e sapo marrë, vendosëm një urim ku shkruante ‘urime koalicioni mes LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës dhe PSD-së’, se ka edhe shumë, por nuk e di pse po iu pengon ky urim, pasi e larguat letrën”.
Ky incident i vogël ka ngjallur reagime të ndryshme në Kuvend, duke vënë në pah tensionet dhe humorin në ditën e inaugurimit të mandatit të ri të kryetarit Rama. /Telegrafi/


