Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit.

Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë.

Plani ishte të shkohet me emrin e Konjufcës, siç u raportua dje, por ai nuk pranoi të jetë pjesë e kandidaturave.

Nacionale ka mësuar se VV-ja po e diskuton kandidimin e Andin Hotit për president të Kosovës.

Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3.

Më herët ai ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT