Thirrjen dhe vetë protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, në Lëvizjen Vetëvendosje po e shohin si të vonuar.
Sipas kësaj partie politike, të gjithë ata që të etjen po protestojnë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, këtë veprim do të duhej ta bënin bashkë me ta një dekade më parë, raporton Klan Kosova.
Kështu të paktën po mendon zëdhënësi i kësaj partie politike Arlind Manxhuka, i cili pak orë para këtij organizimi e akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës së çështjen e të akuzuarve në Hagë e përdori më shumë kundër qeverisë Kurti sesa për vet lirimin e ish krerëve të UÇK-së.
Prej atyre që po mbahen në Hagë, Manxhuka në shkrimin e tij 6 pikësh, të pestën i kushtoi ish-presidentit Hashim Thaçi. Por, jo për të mirë.
Pak si me nerva reagoi deputeti i po kësaj partie Sali Zyba, kur u pyet nëse do të marrë pjesë në protestë.
Po i njëjti veç një ditë më parë, në rrjete sociale ironizonte me ata që e mbështeten manifestimin e 7 gushtit.
Përkrahjen e ish kryeministrit Isa Mustafa për ish-çlirimtarët mirë s’e priti as kolegu deputet i Zybës, Arbër Rexhaj.
Ky postimin e shoqëroi edhe me një kronikë në të cilën paraqitet momenti votimit të Speciales.
Reagim ndaj Mustafës pati edhe bashkëpartiaku i krejt këtyre, Avni Zogiani, i cili ish-kryeministrin e Kosovës e quajti “Komandant Sava”.
Përkundër se protesta u organizua kundër padrejtësive që po i behën bashkëshortit të saj Rexhep Selimi me shokë nga Specialja në Hagë, bashkëshortja e tij Shqipe Selimi, vendosi që opinionit publik t’ua rikujtoj një fjalim të para 10 viteve të kreut të partisë ku ajo bënë pjesë pa ia përmend emrin. /Klankosova.tv
The post VV injoroi protestën, Kurti s’doli në shesh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.