Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për shmangie nga vendimi për rivotimin e votave me postë, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo parti ka dorëzuar një ankesë për anulimin e këtyre votave dhe ka kërkuar një proces të ri përmes postës.
Për këtë, LVV ka akuzuar PZAP-në për mosrespektimin e afateve dhe për shpërfillje të kërkesës për anulimin e votave me postë.
E lidhur me këtë, sot gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), drejtori i Sekretariatit, Besnik Buzhala ka dhënë një sqarim lidhur me këtë çështje.
Ai ka thënë se afati për ankesa ka filluar më 4 mars në ora 16:00 dhe ka përfunduar më 6 mars në të njëjtën orë.
“Është e vërtetë që unë me datën 5 mars në ora 21:03 e kam dërgu një e mail ku e kam njoftuar gjithë KQZ-në që ka përfunduar i gjithë procesi i numërimit në QKN. Po ashtu ka një njoftim në uebfaqen e KQZ ku thuhet se procesi i numërimit të fletëvotimet nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe”, tha Buzhala.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


