E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeVushtrria nuk ndalet, përmbys Lirinë - afrohet me rikthimin në Superligë

Vushtrria nuk ndalet, përmbys Lirinë – afrohet me rikthimin në Superligë

Skuadra e Vushtrrisë ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar, duke shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të besuarit e trajnerit Armend Dallku triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, duke përmbysur disavantazhin fillestar në një përballje vendimtare.

Për Lirinë, epërsinë e hershme e siguroi Dijar Nikqi, por Vushtrria reagoi fuqishëm. Urim Statovci barazoi shifrat, ndërsa më pas Daut Maxhuni dhe Theophilius Solomon vulosën përmbysjen dhe fitoren për skuadrën vushtrriase.

Me këtë sukses, Vushtrria kalon në fazën tjetër të barazhit, ku do të përballet me njërën nga skuadrat e Superligës – Llapin ose Suharekën – për të vendosur fatin përfundimtar në garën për rikthim në elitë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT