Vushtrri: Një lagje mbetet pa ujë pas dëmtimit të gypit kryesor

news image

Për shkak të një dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri.

Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, përmes një njoftimi zyrtar në Facebook.

Sipas kompanisë, arsyeja e ndërprerjes është pëlcitja e një gypi, ndërsa ekipet janë në terren për sanimin e dëmit.

“Sanimi i dëmtimit pritet të përfundojë gjatë ditës së hënë (8 shtator)”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/