E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeVushtrri: Gjyshi tentoi ta marrë me forcë mbesën për t'u përkujdesur, arrestohet...

Vushtrri: Gjyshi tentoi ta marrë me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet – Klan Kosova

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtje pa leje.

“Rreth orës 14:30, policia ka ndërhyrë pas një denoncimi se i dyshuari, një burrë kosovar  në këtë rast gjyshi i vajzës, kishte tentuar ta merrte me forcë mbesën e tij, vajzën e djalit, për t’u përkujdesur për të, pavarësisht kundërshtimit të nënës së fëmijës”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë ajrore, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rasti po trajtohet nga organet kompetente’, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

The post Vushtrri: Gjyshi tentoi ta marrë me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT