Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeVushtrri: Aksidenti me fatalitet e përfshirë edhe një veturë policie

Vushtrri: Aksidenti me fatalitet e përfshirë edhe një veturë policie

Një aksident tragjik në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë përfshiu tri vetura, përfshirë një të policisë, dhe një këmbësor.

Si pasojë humbi jetën Driton Jashari (27-vjeçar), ndërsa drejtuesi i automjetit që dyshohet si shkaktar u dërgua në mbajtje.

“Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është dërguar në mbajtje ”, ka njoftuar policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT