E diel, 3 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeVulaj: Vizita e zyrtarit amerikan reflekton partneritetin me Kosovën, shqiptarët tashmë janë...

Vulaj: Vizita e zyrtarit amerikan reflekton partneritetin me Kosovën, shqiptarët tashmë janë pjesë e Perëndimit

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, ka ardhur sot për vizitë në Kosovë.

Ndërkaq, Martin Vulaj, që udhëheq komunitetin shqiptaro-amerikan, e ka quajtur vizitën e David Baker në Kosovë si reflektim të partneritetit ShBA-Kosovë.

“Kjo vizitë, edhe vizitat e tjera, janë reflektim i realitetit të partneritetit që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe rëndësisë së saj në rrafshin gjeopolitik, sidomos në rrafshin e sigurisë”, ka thënë Vulaj për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në këtë realitet të ri që është krijuar këto vitet e fundit, ku bota po ndryshon dhe Amerika po rikonfiguron interesat e saj ndërkombëtare, si edhe marrëdhëniet e saj me partnerët e saj, jemi në një fazë të konsolidimit të aseteve të sigurisë që i ka në botë dhe rikonstruktimit të këtyre. Edhe këtu figurojnë jo vetëm personat, por shqiptarët në përgjithësi”.

Sipas Vulajt, tashmë shqiptarët po konsiderohen pjesë e Perëndimit ndonëse dikur nuk hynin në një konsideratë të tillë.

“Unë besoj thellësisht se shqiptarët më në fund e kanë kaluar në Perëndim. Gjithmonë Ballkani ka qenë një zonë gërshetimi interesash dhe historikisht Perëndimi ka ndaluar përmbi nesh, diku kah Kroacia ose ndoshta edhe më larg”.

“Tani ajo linja e Perëndimit ka zbritur duke përfshirë shqiptarët brenda, dhe ne e gjejmë veten bash në ballë të Perëndimit dhe të Lindjes në Evropën Juglindore.”

The post Vulaj: Vizita e zyrtarit amerikan reflekton partneritetin me Kosovën, shqiptarët tashmë janë pjesë e Perëndimit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT