Martin Vulaj, kryetar i ARCC-së, ka thënë se Kosova nuk e ka përdorur sa duhet sulmin që ndodhi në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.
Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më aktive me ShBA-në, sipas tij, duhet të ketë më shumë angazhim politik me Uashingtonin zyrtar.
“Sepse Banjska është një shembull konkret i qëllimit të Serbisë dhe e i mënyrës së veprimit të saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Është një paralelizëm mes Beogradit edhe Moskës, në mënyrën e veprimit të tyre dhe të ndikimit të tyre në shtetin fqinj dhe të destabilizimit të tyre për përhapjen e ndikimit të saj në rajon”.
“Banjska përdoret si shembull konkret i këtij qëllimi të Serbisë edhe këtu nuk është shfrytëzuar politikisht fare, nuk është shfrytëzuar edhe për një arsye tjetër. Sepse Qeveria e Kosovës nuk ka bërë boll, ka dështuar do të thosha në ndikimin e saj në Uashington, nuk është aktive fare aty”.
“Sektori politik nuk ka qenë fare aktiv në Uashinton pothuajse në këto katër vitet e fundit, momentalisht Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Uashington dhe këtë duhet ta korgjiuar menjëherë. Edhe mënyra e korrigjimit është ndryshimi i qasjes së saj me ShBA-të, jemi partner dhe duhet punuar në interesat e përbashkëta”, u shpreh Vulaj. /Klankosova.tv
The post Vulaj: Sulmi në Banjskë nuk u shfrytëzua mjaftueshëm nga Kosova appeared first on Klan Kosova.