E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeVuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën

Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin tha se folën për marrëdhëniet Serbi – Rusi por edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiqi bëri të ditur se pranoi një kartolinë të Vitit të ri dhe Krishtlindjeve nga presidenti rus, Vladimir Putin, të cilës tha se iu përgjigj me urime për mirëqenie të qytetarëve të Rusisë.

“Gjithashtu, e njoftova ambasadorin në mënyrë më të detajuar për situatën në Kosovë”, shkroi Vuçiqi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje tha se ia ritheksoi ambasadorit rus nevojën për një zgjidhje përfundimtare të siç i quajti “ sfidave të kahershme”.

“ E ritheksova se Serbia vazhdon të luftojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu theksova nevojën për një zgjidhje përfundimtare të këtyre sfidave të kahershme”, tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT