Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gani Rashiti, theksoi me protestat në Serbi, studentët kanë vetëm një qëllim, që është rrëzimi i pushtetit.
“Jemi të njoftua nga deklaratat e z. Vuçiq që për problemet e brendshme mund të aneksojë apo mund të hedh topin diku jashtë temës aktuale, vetëm e vetëm për shpërqendrim të situatës në shoqërinë serbe. Studentët e kanë një qëllim, rrëzimin e pushtetit”, tha Rashiti, përcjell Klankosova.tv
Derisa, Rashiti u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të jenë vigjilente.
“Autoritet në Kosovë duhet të jenë vigjilente pavarësisht rrethanave të ndryshme. Jemi dëshmitar se për çfarë do lloj situatash që kanë ndodhur në Serbi gjithmonë ka pasur element destabilizues në rajon”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>