E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVuçiq ka angazhuar një person për të vr*arë çdo serb që ka...

Vuçiq ka angazhuar një person për të vr*arë çdo serb që ka informacione se kush i ka kryer su*lmet te*rroriste në veri

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se presidenti serb Vuçiq, ka angazhuar një person që të likuidojë çdo serb që ka njohuri apo informacione se kush qëndron apo ka dhënë urdhrin për të kryer sulmet në veri.

Ai thotë se këtë informacion e ka nga një person nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që siç ka thënë ai, është shumë i besueshëm.

Kastrati në emisionin “Ditari” në Tëvë1 tha se në të ardhmen mund të pritet vrasje e serbëve nga Serbia.

“Unë e kam një informacion shumë të besueshëm e që është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka urdhëruar një person i cili do të merret me çdo serbi cili ka informacione se kah ka ardhur urdhri apo kush i ka kryer të gjitha këto sulme terroriste, dhe çdo person i cili ka informacione të tilla në të ardhmen të likuidohet, të vritet. Në të ardhmen ne mund të presim edhe vrasjen e serbëve nga Serbia”, ka thënë ai.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT