Mjekët pa Kufij (MSF) kanë njoftuar vdekjen e bashkëpunëtorit të tyre Hussein Alnajjar, i cili ishte plagosur pesë ditë më parë gjatë një sulmi ajror izraelit dhe ka ndërruar jetë dje në Gaza.
Sipas deklaratës së organizatës, Alnajjar, i cili punonte si infermier në klinikat e Deir al Balah dhe Khan Younis që nga janari 2024, u godit gjatë një sulmi izraelit pranë tendës së tij. Në të njëjtin sulm u plagosën edhe kunata dhe nipi i tij.
“Nuk bëhet fjalë për një aksident tragjik, por për një dëshmi tjetër se në Gaza nuk ekziston asnjë vend i sigurt”, thuhet në deklaratën e MSF-së, e cila e cilësoi Alnajjar-in si bashkëpunëtorin e trembëdhjetë palestinez të vrarë që nga fillimi i luftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!