Policia e Shqipërisë ka arrestuar 33-vjeçarin Eduart Afmataj, i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Çangu në fshatin Verjon të Krujës.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku i dyshuari ka përdorur armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kërkimeve policore, ai është kapur në zonën “Bruz-Mal”.
Autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


