E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeV*rau burrin e pastaj veten, New York Post: Modelja e tradhëtoi, i...

V*rau burrin e pastaj veten, New York Post: Modelja e tradhëtoi, i frikësohej divorcit

 Disa ditë më parë në Florida, Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, dhe më pas ia mori jetën vetes. Në një intervistë për New York Post vëllai i Pajtimit, Arbeni, tha se kanë parë “shumë shenja dhe tani gjithçka merr kuptim”.

“Por ata ishin të dashuruar dhe në një milion vjet nuk mund të mendonin që një gjë e tillë mund të ndodhte”, tha Arben Krasniqi.

Ai shtoi se kunata e tij po e tradhtonte Pajtimin.

“Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori mirë këtë. Ajo vendosi që t’ia marrë jetën vetes dhe ajo vendosi që t’ia merrte jetën edhe vëllait tim”, tha ai.

Arbeni tha se Pajtimi ishte shumë punëtor: “Nëna ime është e shkatërruar. Ne e humbën dikë që është shumë i dashur, shumë inteligjent dhe shumë punëtor dhe është thjeshtë i pazëvendësueshëm- dhe që e la të gjithë familjen të shkatërruar”, shkruan Gazeta Express.“Vëllai im ishte plot jetë. Ai ishte plot ambicie. Ai ishte plot dashuri. Dhe të gjitha këto na janë marrë nga një veprim egoist i një personi.”

The post V*rau burrin e pastaj veten, New York Post: Modelja e tradhëtoi, i frikësohej divorcit appeared first on Kosovapost.net.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT