Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasjet e fundit në Kosovë, Rexhepi: Fenomen brengosës, jemi në një krizë...

Vrasjet e fundit në Kosovë, Rexhepi: Fenomen brengosës, jemi në një krizë të thellë socio-ekonomike

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Majac të Podujevës, ku Ardita Gashi vrau me armë të dashurin e saj, Ilaz Brahimin, plagosi gruan e axhës dhe më pas qëlloi edhe veten.

Si pasojë, 45-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje pranë një shtëpie, ndërsa 31-vjeçarja dhe 73-vjeçarja humbën jetën disa orë më vonë në QKUK, për shkak të plagëve të rënda në kokë.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi komentoi për këtë ngjarje duke vënë theksin tek faktorët socialë dhe psikologjikë, raporton Klankosova.tv.

“Janë disa gjëra që nuk ndryshojnë përgjithmonë, po flasim për dy persona të rritur që kanë krijuar një raport mes vete. Presioni i familjes dhe i rrethit social mund të ketë ndikuar, por çfarë ka ndodhur mes tyre në takim mbetet e panjohur. Vetëm fakti që dikush e pret dikë në një takim i armatosur tregon se aty ka ndodhur diçka”.

Ndër të tjera, Rexhepi deklaroi se shoqëria kosovare është në një krizë të thellë socio-ekonomike, duke shpresuar që gjendja të mos përkeqësohet.

“Po ndodhin shumë vrasje për një kohë shumë të shkurtë. Ky është fenomen që duhet ma na brengos. Jemi në një krizë shumë të thellë socio-ekonomike ku thjesht institucionet tona janë ekzisente por jo funksionale, kjo gjendje ekzisutese po më brengos shumë dhe po pres që kjo gjendje do të thellohet dhe do të përkeqësohet. Uroj shumë të jem gabim”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Hetimet për rrethanat e krimit vazhdojnë.

Ndiqni deklaratën e plotë të mjekut në videon e mëposhtme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT