Vrasje e dyfishtë në Kalamata, ekzekutohen me automatik një shtetas grek dhe një shqiptar

Vrasje e dyfishtë në Kalamata, ekzekutohen me automatik një shtetas grek dhe një shqiptar

Autoritetet greke janë në alarm pas vrasjes së dy personave pranë një kampingu në zonën turistike të Foinikountës, në prefekturën e Mesinisë. Viktimat janë një shtetas grek, pronar i kampingut, dhe një shtetas shqiptar, i punësuar prej tij.

Ata u qëlluan nga një i ri i panjohur, i cili, sipas dëshmitarëve, u afrua dhe i ekzekutoi me armë zjarri nga afër, më pas u largua në arrati. Pronari më parë kishte qenë shënjestër e një sulmi, por nuk kishte bërë denoncim zyrtar.


Kampingu ndodhej në funksion dhe i mbushur me pushues në momentin e ngjarjes. Policia po heton shkaqet e kesaj vrasjeje. /abcnews.al/