Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Atje, u vra 44 vjeçari Bashkim Spahiu.
Ende nuk dihet motivi i këtij rasti që tronditi vendin.
I dyshuari Arbër Havolli, edhe pas dy ditësh nga kjo ngjarje është ende në arrati.
Klankosova.tv mëson se organet e rendit po punojnë intensivisht për ta vënë në pranga 32 vjeçarin.
Më herët Klan Kosova, kishte raportuar se Havolli e qëlloi 10 herë Spahiun.
Ky i fundit u varros dje në fshatin Gllamnik të Podujevës./ Klankosova.tv.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
Vrasja në Llapashticë, 10 plumba u shkrepën në trupin e 44-vjeçarit (VIDEO)
The post Vrasja në Llapashticë, i dyshuari ende në arrati appeared first on Klan Kosova.