Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Balaj të Ferizajt, Brahim Ramusa, i moshës rreth 40-vjeçare, u vra pasi u qëllua me armë zjarri.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk i ka mbijetuar plagëve.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Klankosova.tv ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe sekuestrimin e armës së krimit.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, tha Veseli.
Sipas burimeve, i dyshuari për vrasjen është një burrë rreth të 50-tave, gjithashtu me inicialet B.R., që dyshohet të jetë djali i axhës së viktimës.
Mes tyre raportohet se ka pasur mosmarrëveshje të mëhershme.
I dyshuari për vrasjen në Ferizaj është djali i axhës së viktimës
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur se viktima la pas katër fëmijë të mitur.
38-vjeçari në Ferizaj u vra me katër plumba në stomak (VIDEO)
“38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë”, u shpreh tutje ajo.
Ndërkaq, Policia për Klankosova.tv tha se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit./Klankosova.tv
The post Vrasja në Ferizaj: Çfarë dihet deri tani? appeared first on Klan Kosova.