Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru të Tiranës, arrestohet autori

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru të Tiranës, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit H.I, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë nga jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë H.I dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është arritur që ai të kapet në qytetin e Durrësit. /Euronews/