Vrasja e vëllezërve Islamaj, nesër seanca e radhës në Gjakovë

Vrasja e vëllezërve Islamaj, nesër seanca e radhës në Gjakovë

Ditën e nesërme, në Gjykatën Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023.

Seanca do të nisë në orën 09:30, raporton Klankosova.tv.

Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, e ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, mirëpo ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj.

Gjykimi në Gjakovë: Seancë për vrasjen e vëllezërve Islamaj (VIDEO)

Gjykimi në Gjakovë: Vrasja e vëllezërve Islamaj – mohohet fajësia (VIDEO)

The post Vrasja e vëllezërve Islamaj, nesër seanca e radhës në Gjakovë appeared first on Klan Kosova.