Hetuesit belgë po kërkojnë të identifikojnë personin që ka kryer vrasjen e Agustin Kazas, shqiptarit i cili u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje më 28 prill 2024, në Belgjikë.
Policia publikoi foto të autorit të dyshuar, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kontaktojnë nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.
Mediat atje raportojnë se policia ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Kazës.
Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tre njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!