Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur dhe po trajtohet në spital.
Shefi i Emergjencës, Jeton Vorfi njoftoi se i plagosuri, 29-vjeçari Edi Mehmeti, ndodhet në gjendje stabile dhe po trajtohet në Repartin e Ortopedisë të Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Gjendja e përgjithshme stabile, ka një lëndim të lehtë në dorë dhe është pranuar për trajtim në Repartin e Ortopedisë”, deklaroi Vorfi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


