Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës, Prokuroria: Arrestohet i dyshuari

Vrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës, Prokuroria: Arrestohet i dyshuari

Sot në fshatin Bokshiq të Klinës, një person rreth 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje. Trupi i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Sinjalin njoftoi se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT