Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës – deklarohen nga Spitali i...

Vrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës – deklarohen nga Spitali i Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth rastit të vrasjes së rëndë në Bokshiq të Pejës ku dyshohet se vëllai e ka vrarë vëllain.

Nga ky spital kanë treguar se viktima e rastit, është dërguar në spital pa shenje jete.

“Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

I vrari në Pejë u dërgua pa shenja jete në spital

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT