E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeVrasja e Erona Coklit, psikiatri: Valon Aliu nuk ka telashe mendore (VIDEO)

Vrasja e Erona Coklit, psikiatri: Valon Aliu nuk ka telashe mendore (VIDEO)

Me tri vepra penale erdhi në gjykatë, e të katërtën për pak sa nuk e kreu mu në atë objekt.

Valon Aliun, që akuzohet për vrasjen e ish-gruas, Erona Cokli, plagosjen e vëllait të saj me armën që e kishte pa leje, e shpëtoi paralajmërimi i gjyqtares, raporton Klan Kosova.

Nëse ai do të vazhdonte të bënte konstatime dhe jo pyetje ndaj psikiatrit Arsim Gashi, që erdhi për dëshmi, Aliu edhe mund të përjashtohej.

Aliu i tha mjekut madje që gjatë ekzaminimit, në Institut u fye e keqtrajtua.

Krejt këto i mohoi psikiatri Gashi.

Kur u pyet edhe nga mbrojtja për pretendime të tilla që gjoja ky i ka thënë të akuzuarit se pse nuk e vrau edhe zyrtaren e QPS-së, Gashi tha se diçka e tillë nuk i kujtohet.

Megjithatë, eksperti pohoi se konstatimi i grupit të tij erdhi në përfundim që ky nuk e kreu veprën nga tronditja e fortë mendore dhe se ishte mirë me mend kur e vrau ish-gruan para Qendrës për Punë Sociale.

Ndonëse ky tha se është impulsiv e edhe u provokua nga 21-vjeçarja.

Mbrojtja e Aliut vazhdoi të mos e pranojë raportin andaj kërkoi një ekzaminim të ri me përbërje të re të stafit mjekësor.

Kjo nuk u pranua nga trupi gjykues i cili vlerësoi që dokumenti ka sqaruar në mënyrë të detajuar dhe mjaftueshëm gjendjen e shëndetit mendor të Valon Aliut.

Me këto gjetje do të vazhdojë tutje gjykimi për çka seanca u caktua në fillim të shtatorit. /Klankosova.tv

The post Vrasja e Erona Coklit, psikiatri: Valon Aliu nuk ka telashe mendore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT