E diel, 10 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeVrasja e dyfishtë në Gjilan: I dyshuari në arrati

Vrasja e dyfishtë në Gjilan: I dyshuari në arrati

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Gjilan, derisa edhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur që ka ndodhur në qendër të këtij qyteti.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Zëdhënësi Ismet Hashani, tha për Klankosova.tv se i dyshuari i njohur për policinë gjendet në arrati.

““Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

E konfirmuar: Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

The post Vrasja e dyfishtë në Gjilan: I dyshuari në arrati appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT